Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu ndodhet këtë të premte në Vlorë, për të ndjekur nga afër vaksinimin e operatorëve turistike.
Advertisements
Ky proces është drejt përfundimit, për të pasur një sezon më të lehtësuar se një vit më parë, teksa vijohet me planin për mbarëvajtjen e sezonit, me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga 15 qershori dhe vijimin e dezinsektimit në zonat turistike.
“Vijon vaksinimi edhe në të gjitha strukturat e shëndetësisë. Jam e kënaqur si po vijon ky plan, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Situata paraqitet e qëndrueshme, në spitale numrat vijojnë të jenë në rënie, por duhet të vijojmë me intensitete vaksinimi. Duhet të zbatojmë protokollet shëndetësore që të mos kemi përhapje të koronavirusit.
Advertisements
Përgatitemi për sezonin turistik, me të gjitha masat. Me 15 qershor do të hapen qendra verore shëndetësore që të vijë në ndihmë të gjithë pushuesve. Vera sërish këtë vit do të jetë sipas protokolleve dhe pse më e lehtësuar se një vit më parë. Ne kemi ecur me ritme të shpejta dhe urojmë që të arrijmë objektivin deri në 1 mln të vaksinuar në qershor dhe më pas të gjithë popullatës deri pranverën e 2022”, u shpreh Manastirliu nga Vlora.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!