Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse duhet të jepte dorëheqjen Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, “ia ka lënë topin” në dorë kreut të PD. Sipas Berishës, ai vetë e ka dhënë kur humbi në 2013.
Advertisements
“Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëheqjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys droga, krimi dhe pazaret me territoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë narko-shtet dhe qendër të krimit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para”, është shprehur Berisha dje në “PolitikOn”.
Ndërkohë, për garën në PD ai tha se nuk mbështet asnjë kandidat.
Advertisements
“Unë nuk preferoj asnjë kandidat dhe u bëj thirrje demokratëve që të bëjnë gjithçka për dinjitetin e kësaj gare sepse është në interesin më të mirë të PD-së që të dalë faqebardhë. Unë nuk ndërhyj për asnjë kandidat”,shtoi ish-kryeministri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!