Fillon sërish faza e testimeve, së shpejti mund të kemi një tjetër vaksinë anti-COVID

Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 do të jetë së shpejti në qarkullim.

Advertisements

Bëhet fjalë për vaksinën anti-COVID të prodhuar nga kompania farmaceutike franceze Sanofi, në bashkëpunim me atë angleze GlaxoSmithKline.

Këtë lajm e kanë konfirmuar zyrtarët e këtyre kompanie, nëpërmjet një deklarate për mediat. Në deklaratë është bërë e ditur se ka nisur faza e tretë e testimit, ku vaksina e prodhuar do të injektohet te mbi 35 mijë të rritur vullnetarë në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Advertisements

Në studim do të testohet efikasiteti i kësaj vaksinës, ndaj COVID-19 e varianteve të tjera të saj, sidomos ato afrikane. Nëse testimi rezulton i suksesshëm, pritet që kjo vaksinë të miratohet për përdorim brenda këtij viti.

“Prodhimi do të fillojë javëve të ardhshme për të mundësuar një qasje të shpejtë në vaksinë, kuptohet nëse ajo miratohet për përdorim”, thuhet ndër tjera në deklaratë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Deshifrohen’ disa nga shenjat ne trupin e 23 vjecares, ja çfarë kuptimi kanë
Artikulli tjetërNjë valë tjetër? Çfarë po parashikojnë ekspertët për pandeminë në vjeshtë dhe dimër