Flet eksperti Erion Dasho: Mjaft o të marrë harxhuat paret e shqiptarëve, siguroni për dimrin kontrata me prodhues seriozë të vaksinave

Në një status në profilin e tij në Facebook, mjeku Erion Dasho i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të Ekspertëve dhe Komitetit të Imunizimit që të aplikojnë vaksina të sigurta kineze dhe të sigurojnë kontrata me prodhues seriozë për sezonin e virozave dimrin e ardhshëm.

Advertisements

Sipas Dashos, gjithë këto masa të ndërmarra tani janë të panevojshme dhe duheshin marrë kohë më parë,në kulmin e pan demisë dhe se ora policore apo cdo masë tjetër nuk ka ndikim në uljen e rasteve të infe ktimit.

Statusi i plotë:

Advertisements

Ministria dhe komiteti i të paaftëve janë të vetmit që ende nuk e kanë marrë vesh se Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit. Ndërkohë vazhdojnë:

Të testojnë nga 3 apo 4 mijë persona në ditë, diçka që duhej ta kishin bërë gjatë kulmeve të pandemisë, atëherë kur shqiptarëve u vinte përgjigja e testit pas vdekjes.

Të blejnë dhe të aplikojnë va ksina të pasigurta kineze, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kanë as miratimin e EMA-s dhe as atë të OBSH-së. Mbi të gjitha roli i tyre në forcimin e imunitetit të grupit mbetet i paqartë.

Të insistojnë për vazhdimësinë e masave të pakuptimta si ora policore, e cila nuk ka patur rol as në kulmin e pandemisë dhe jo më sot kur pandemia në Shqipëri është duke u shuar.

O të paaftë! O boratë! Mos i harxhoni kot paret e shqiptarëve, por siguroni kontrata me prodhues seriozë të vaksinave për sezonin e virozave dimrin e ardhshëm!
Disiplinoni hyrjen në Shqipëri që të bëhet me test, pasaportë vak sinimi apo certifikatë mjekësore si person që ka kaluar COVID-in! Dhe mos ju bëni ferrë nëpër këmbë shqiptarëve! Atëherë kur duhet t’i mbronit, ju i latë të vd isnin rrugëve! Sot ju po bëni sikur merrni masa, fiks si kofini pas të vjeli! Mjaft, o të paturpë!!!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin, hiqet maska në ambientet e jashtme dhe ndryshon ora policore
Artikulli tjetërGazetarja ironizon Komitetin Teknik të Ekspertëve: Pas 1 qershorit dynjaja do heqë br*kët, se maskat i ka hequr me kohë e me vakt