Mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet”, në Faxnews u diskutua mbi ecurinë e procesit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Advertisements
Avokati Sokol Hazizaj hapi një debat për personat e afërt pranë Ilir Metës dikur, të cilët i kanë dalë hapur kundër së fundmi, duke iu referuar rastit të Spartak Brahos.
Ndërkohë moderatori Bejdo Malaj tregoi një episod, kur Ilir Meta e ka çuar për kurim në Turqi Spatak Brahon, për një problem shëndetësor me kordat e zërit, ndërkohë që theksoi se sot Braho është një nga kundërshtarët më të flaktë të Metës.
Advertisements
Sokol Hazizaj: Ajo që mua më çudit është që miqtë më të ngushtë e Metës i dalin kundërshtarët më të mëdhenj. Kjo nuk duhet kërkuar tek këta, duhet kërkuar te Meta.
Bejdo Malaj: Po t’i numërosh të mirat që Ilir Meta i ka bërë Spartak Brahos, ore ishte i shtrirë në spital, e mori Ilir Meta në krahë e çoi në Turqi dhe e shëroi. Nuk kishte zë mo, i kishin ik kordat e zërit. Ilir Meta e bëri me zë, ndërsa ky mban thikën në gojë tani.
Ëngjëll Musai: I ka ndenjë 4 ditë Monika tek koka se nuk i vinte as e shoqja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!