Përfaqësoi Shqipërinë, por askush nuk e ndihmoi! Anxhela i ka mbuluar vetë shpenzimet në “Eurovision”, Olti Curri i tregon të gjitha

Anxhela Peristeri shkëlqeu me performancën e saj në “Eurovision” dhe fitoi zemrat e europianëve. Artistja shqiptare arriti të kalonte në finalen e madhe, teksa e gjithë skena “u tro ndit” nga zëri i saj i fuqishëm. Pikërisht për talentin dhe performancën e veçantë skenike, Anxhela u përgëzua nga të gjithë.

Advertisements

Si kurrë ndonjëherë, Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë. Mirëpo edhe pse duhet të ketë një buxhet special për performancat diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë, sepse RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”.

Olti Curri, i cili ishte tekstshkrues i këngës “Karma” të Anxhelës, ka zbuluar se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

Advertisements

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra”.

Ai ka shtuar se Anxhela ka punuar gjatë gjithë kohës pa u ndalur dhe nuk është ankuar kurrë.

“Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, u shpreh Olti Curri.

Ai ka zbuluar se pas performancës në “Eurovision”, Anxhelës i ka ardhur ftesë për një koncert në Rusi, por nuk dihen më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Na janë tharë prodhimet në sera”, fermerët e fshatit protestojnë kundër bashkisë: Nuk lëshojnë ujin për vaditje(Video)
Artikulli tjetërLëngu i portokallit, 3 arsyet pse duhet ta pini çdo ditë