Ministria e Shëndetësisë merr vendimin, vendos datën kur do të fillojë lejimi i organizimit të dasmave

foto ilustruese

Advertisements

Asociacioni i Komunave të Kosovës, thotë se gjatë një takimi virutal, të mbajtur të mërkurën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është thënë se do të lehtësohen masat kundër pandemisë, përfshirë edhe heqjen e kufizimit të lëvizjes.

“Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonit të verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, tha ky Asociacion përmes një postimi në Facebook.

Advertisements

Asociacioni i Komunave të Kosovës tha se vendimi për lehtësimin e masës së kufizimit do të merret brenda kësaj jave, ndërkaq nga mesi i qershorit, autoritetet do të vendosin lidhur me masat lidhur me mbajtjen e ahengjeve, shkruan Rel.

“Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, tha Asociacioni. Gjatë këtij takimi, sipas Asociacionit, ministria Vitia i ka informuar se të premten, më 28 maj, në Kosovë do të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës dhe do të nisë vaksinimi në masë i qytetarëve. Sipas vendimeve të marra më 18 prill nga Qeveria e Kosovës, kufizimi i lëvizjes në Kosovë zbatohet në periudhën 22:30 – 05:00.

Së fundmi, Kosova ka regjistruar numër më të ulët të infektimeve me koronavirus. Të martën, shteti regjistroi një vi kt imë dhe 11 raste të reja me COVID-19.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,725 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,241 kanë vd kur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ U rrëzua nga biçikleta, 17-vjeçari ndërron jetë në spital ndërkohë që policia nis hetimet…
Artikulli tjetër“Me sinqeritet, k*rva jote”, urimi i çmendur i Sarës për Atdheun (foto)