Mjeku kardiolog Edvin Prifti ka fituar në Apel të drejtën për të dhënë mësim në universitetin publik të Mjekësisë.Ndërkohë e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut vazhdon të mbetet e pezulluar deri në përfundim të hetimeve.
Advertisements
Dhjetë ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korru psionit dhe Kr imit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit.
Sipas SPAK duke qenë se ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, në Cash, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e sekuestros preventive.
Advertisements
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Kr imin e Organizuar me vendimin nr.150 datë 11.05.2021, ndërmjet të tjerave vendosi sekuestros preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) në emër të mjekut. apo subjekteve tregëtare në pronësi të tij në shumat:
• Sekuestrimin e shumës 51.479.368 Lek.
• Sekuestrimin e shumës 177.497 Euro.”, thuhej ne njoftimin e 10 diteve me pare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!