DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën familjarisht, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë vendimin e SHBA, lidhur me shpalljen ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.

Advertisements

‘Jam 100% i fokusuar tek punë ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se ska kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rrapskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparjjnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konrete me kongresin tonë të 12 qershorit.’- tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama flet për masat anti-Covid: Jemi në një situatë optimale, nesër komiteti do dalë me plan të ri (video)
Artikulli tjetërVaksina ka veti magnetike? Ministria e Shëndetësisë reagon pas videove shqetësuese të qytetarëve