Sot pritet shqyrtimi i masave anti-COVID në Kosovë, kërkohet largimi i orës policore

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërsa kërkesë e kryetarëve të komunave është largimi i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Advertisements

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave tha për Telegrafin se në këtë takim me ministrin Vitia që do të mbahet në ora 10:00 do të flasin për situatën me pandeminë COVID-19, imunizimin, bashkëpunimin me komunat etj.

“Ne gjatë ditës së djeshme kemi qenë në kontakt me kryetarët e komunave dhe kemi kërkuar rekomandimet e tyre. Ata kanë kërkuar largimin e kufizimit të lirisë së lëvizjes, pastaj të jetë prioritet vaksinimi sa më i shpejtë i popullatës dhe të mënjanohen masat që mund të kenë ndikim negativ në ekonomi”, tha Ibrahimi.

Advertisements

Ai më tej shtoi se diaspora është një infuzion jashtëzakonisht i madh për ekonominë në Kosovë dhe së shpejti fillon ardhja e tyre.
Sipas Sazanit, kryetarët e komunave besojnë se masat që mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit duhet të largohen pasi numri i rasteve me coronavirus po bie.

Ai tha se nëse eventualisht ndryshon situata me pandeminë dhe ka rritje të numrit të të infektuarve, atëherë situata mund të rivlerësohet dhe të veprohet në raport me të.

Ndryshe, aktualisht është e ndaluar lëvizja nga ora 22:30 deri në 05:00, ndërsa restorantet mbyllen në orën 10:00.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet Silva Bino: Të hiqen maskat në ambientet e hapur, çfarë ndodh me dasmat
Artikulli tjetërE zgjodhi si nusen e tij në “Love story” por çfarë ka ndodhur me Merin? Saimirit i ndodh e papritura