Kandidati i Tom Doshit humbet mandatin, zbulohet arsyeja

Kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku humbet mandatin e deputetit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekri minalizimit.

Advertisements

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shpallë moszgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

Gledis Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

Advertisements

Me gjasë ai do të jetë deputet për katër vitet e ardshme duke nisur nga shtatori i këtij viti, ndonëse tashmë do të rezultojë se e ka refuzuar ta plotësojë një herë formularin e dekr iminalizimit.

Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Tirja”, merret vendimi për ish-sanitaren e Shefqet Ndroqit
Artikulli tjetërGjithë bota sytë nga qielli, çfarë pritet të ndodhë nesër mbi kokat tona