Momenti kur i vendoset trìtòl shtëpisë së koordinatorit të PD (video)

Pamjet e mësipërme janë shkëputur nga video që tregon momentin kur një person i maskuar hedh një sasi lënde pla sëse e dyshuar tri tol, drejt shtëpisë së Ilgnor Vorës, koordinator i PD në zonën e Shijakut.

Advertisements

Ai afrohet duke ecur normal dhe kur arrin para shtëpisë, nxjerr tritolin nga xhepi dhe pasi i vë flakën fitilit, e hedh me dorë nga rruga. Pamjet janë siguruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Sapo hedh lëndën pla sëse, i riu “ia fut vrapit”.

Pak më parë për mediat, Ilgnor Vora tha se nuk ka konflikte me asnjë person në zonën e Shijakut, përveç denoncimeve politike që ka bërë në emër të PD. Edhe nga selia blu reaguan mesditën e sotme dhe kërkuan që Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Tatimet thirrje urgjente qytetarëve: Duhet të deklaroni të ardhurat e krijuara …
Artikulli tjetërBëri shqiponjën në “Eurovision”, Gjon Muharremaj “çmend” serbët, ja çfarë shkruajnë mediat e mëdha