“Po hajde moj mamka”, i biri do të festonte ditëlindjen e 21-të, shkrimtarja Açka bën postimin prekës

Shkrimtarja dhe deputetja e zgjedhur e PD, Flutura Açka, ka përkujtuar sot me dhimbje ditëlindjen e 21-të të djalit të saj të ndjerë, Jerin van den Brink, që ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, në Holandë.

Advertisements

Në një shënim në rrjetet sociale, Açka i drejtohet djalit të vetëm që pati me fjalën “Biri”, dhe kujton përgatitjet që ata bënin sëbashku në çdo ditëlindje të tij.

Postimi nga Flutura Açka:

Advertisements

“Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta. Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time.

Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut.

Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI vetmi i mbijetuar një fëmijë 5 vjeç, çifte të reja e familje të tëra, kush janë vìktìmàt e aksidentit të rëndë me teleferik
Artikulli tjetërU fut në depozitën e ujit dhe mbeti brenda, mbytet 56-vjeçari në Lazarat