Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku mbrëmjn e djeshme ka shprehur revoltën ndaj indiferencës së shqiptarëve, të cilët nuk ngrenë zërin për çështjet e rëndësishme për ta që nga lumi Vjosa, te taksat dhe deri te ngjarja tro nditëse e ditëve të fundit, ku një 15 vjeçare nga Lezha për dhu noh ej prej muajsh nga pesë burra.
Advertisements
Kallaku gjatë monologut të tij tha se shqiptarët nuk protestojnë për të drejtat e tyre, por kanë më shumë interest e çështjet e show-bizit.
“Neve jemi popull që nuk na ndihet zëri i gojës more. Neve na vr it, na vidh, na rjep, nuk çohemi ne fare, sa do të na vr asësh. Ne çohemi, po patë luf të Palestina me Izraelin, jo atëherë dalim në protestë ne shqiptarët mo vëlla. Këtu Vjosa që është lumi më i egër në Europë, lumi i fundit duan ta bëjnë hidrocentral mo vëlla, nuk çohemi ne. Nuk çohet shqiptari me ndalu hidrocentralin në Vjosë, ama po u prekën pyjet në Amazonë po.Këtu lumenjtë janë aq të ndotur sa të gjithë fabrikat i derdhin mbetjet e tyre në tunel dhe po na del peshku me katër koka, si oktapod. Nuk çohemi ne”, tha Besi tek “Kosherja”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!