Diell dhe rritje e madhe temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Java e re ka nisur me qarkullimin e masave ajrore të qëndrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Advertisements

Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më tepër prezente do të bëhen të enjten e të premten.

Dendësimi i tyre do të vijë mesditen e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Advertisements

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare.

Valëzimi në detë i forcës 2 deri 3 ballë, informon noa.al duke ju sjellë të vetmin parashikim zyrtar të motit nga Shërbimi Metereologjik i Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Gati për javën me energji të reja’, presidenti Meta ‘thyen rekordin’ në …
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 24 maj 2021