Qielli bëhet i kuq, pamje “apokaliptike” pas shpërthimit të vullkanit, evakuohet qyteti

Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Gomas pas shpërthimit të vullkanit në malin Nyiragongo.

Advertisements

Sipas BBC, mijëra banorë të prekur nga paniku po iknin, shumica e tyre në këmbë.

Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vdekur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz.

Advertisements

Turmat e njerëzve u panë me dyshekë dhe me sende të tjera, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shpërthimi.

Autoritetet e Ruandës thanë se rreth 3,000 njerëz ishin larguar zyrtarisht nga Goma.

Mediat shtetërore të vendit thanë se ata do të vendoseshin në shkolla dhe vendet e adhurimit. Banorë të tjerë u larguan në toka më të larta në perëndim të qytetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVeliaj publikon foton: Hera e parë e Kajan në Butrint, e paharrueshme!
Artikulli tjetërMotra e Loredanës dhe këngëtari i njohur nisin pushimet në Dubai