E zë korrenti në shtyllën e tensionit të lartë, vdes punonjësi i OSHEE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër.

Advertisements

Një punonjës i OSHEE është gjetur i pajetë në shtyllën e tensionit.

Shtetasi me inicialet K.P, 55 vjeç, ka qenë duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

“Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qenë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Aksident i rëndë, gjashtë të plagosurit ngecin brenda në makinë
Artikulli tjetërShenjat e Horoskopit që kanë më shumë fat në dashuri