Fjeti në hotel disa netë dhe nuk pagoi, Policia e Tiranës vihet në kërkim të amerikanit mashtrues

Një i ri në kryeqytet që menaxhon biznesin e të atit, nuk është nxehur nga dëmi ekonomik që iu shkaktua nga një klient, por nga kuraja e klientit për ta mashtruar dhe për ta tallur.

Advertisements

Për këtë arsye, ai ka vendosur ta bëjë një kauzë për policinë duke u kërkuar atyre ta gjejnë qytetarin, i cili fjeti disa net në hotelin e tij dhe më pas ia mbathi.

“Quhem E. N. dhe jam i punësuar si recepsionist në hotelin e babait që ia menaxhoj unë”, e nis rrëfimin e tij pranë komisariatit numër një djali i moshës 29 vjeç.

Advertisements

“Në datën 17 prill 2021 në hotel u paraqit një shtetas amerikan, që u regjistrua me letërnjoftim me emrin J. E.” Por ky dokument dhe të dhënat personale me të cilat ai u prezantua rezultoi më pas se ishin false. Edhe numri i tij i telefonit rezulton i padisponueshëm. Por për ta provuar këtë përfundim, agjentëve u është dashur të gjurmojnë në kamerat e sigurisë mjetin me të cilin ai qarkulloi e më pas të shkojë në zyrat e kompanisë, ku makina u mor me qira.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lufta” për drejtimin e “Big Brother VIP”, si ia rrëmbeu Luana Vjollca formatin ekskluziv Arbana Osmanit
Artikulli tjetërShkëputja e kabinës së teleferikut në Itali, rritet numri i fëmijëve të vdekur