“Lufta” për drejtimin e “Big Brother VIP”, si ia rrëmbeu Luana Vjollca formatin ekskluziv Arbana Osmanit

“Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, e si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP.

Advertisements

Disa ditë më parë televizioni njoftoi se do të nisë së shpejti “Big Brother”, por kësaj here vetëm me personazhe të njohura shqiptare, të cilat do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme larg luksit.

“Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë. “Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhet në njoftimin e organizatorëve.
Deri tani dihet se audicionet do të nisin së shpejti për banorët e brenda shtëpisë, ndërkohë që “lufta” është për fronin e moderatorit. Ndaj, ndjekësit me të drejtë pyesin se kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”, që do të nisë sezonin e ardhshëm?
Në fillim u përmend Ledion Liço si moderatori i “reality show”-t, por më pas u fol se një luftë e vërtetë është bërë brenda televizionit mes prezantueses legjendare Arbana Osmani dhe Luana Vjollcës.

Advertisements

Sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia ka rrëmbyer këtë program Arbanës, për ta drejtuar ajo sezonin e ardhshëm. Pak ditë më parë Luana dhe trashëgimtarja e televizionit, Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri do të vijë shumë shpejt.

Ndërsa direkt pas këtyre thashethemeve, ishte vetë Luana e cila postoi një foto me tekstin “Luana Vjollca të vëshgon”, duke konfirmuar kështu lajmet se do të jetë ajo prezantuesja, me moton e njohur të këtij “reality show”.Luana nuk ka prezantuar më parë emisione me të tilla përmasa dhe të shohim si do të ia dalë kësaj here, pas eksperiencës me VIP-at në formatin e saj “Shiko kush Luan”.

Nisur nga shifrat e larta të audiencës me programin e saj, drejtuesit ia kanë besuar asaj programin, me të cilin është identifikuar Arbana, aktualisht moderatore e “Dua të të bëj të lumtur”.

Le të shohim si do të jetë ky “Big Brother Vip” që nuk do të presë kësaj here “banorë të zakonshëm”, por personazhe publike, që ne i shohim shpesh në rrjetet sociale dhe televizion e të cilët do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke jetuar në izolim për 100 ditë.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, ndërkohë që shumë sukses pati Ledion Liço me drejtimin e atij formati.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOlti Curri reagon pas kritikave për performancën e Shqipërisë në Eurovizion: Na çatë…
Artikulli tjetërFjeti në hotel disa netë dhe nuk pagoi, Policia e Tiranës vihet në kërkim të amerikanit mashtrues