Shpërthen vullkani, banorët largohen përtej kufirit me sende e dyshekë në duar (video)

Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Goma-s, pas shpërthimit të vullkanit në Malin Nyiragongo.

Advertisements

Sipas BBC, mijëra banorë të pr ekur nga paniku po iknin, shumica e tyre në këmbë.
Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vd ek ur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz.

Turmat u panë me dyshekë dhe me sende të tjera në duar, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shpër thimi.

Advertisements

Autoritetet e Ruandës thanë se rreth 3,000 njerëz tashmë kishin kaluar zyrtarisht nga Goma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërhapja e varianteve të reja, Gjermania merr vendimin drastik!
Artikulli tjetërFituesi i Eurovizion kapet në flagrancë duke thithur ‘mall’? Video bën xhiron e rrjetit