Getinjo është një ndër reperët më “In” të momentin dhe së fundmi ka rrëfyer një pjesë tepër të rëndësishme nga jeta personale.
Advertisements
Kënga “Ajo” e lancuar në vitin 2011 nuk e kemi ditur, por paska pasur brenda një episode nga adoleshenca e reperit dhe këtë gjë u deshën 10 vite që ne ta kuptonim.
Ky projekt nuk ka qenë aspak i zakontë për reperin, pasi brenda ka një histori prekëse e cila lidhet drejtpërdrejt me jetën e tij.
Advertisements
Getinjo rrëfeu se në këngë tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë. Për asrye të panjohura ata të dy të nuk mundën ta vazhdonin romancën dhe vajza u largua me familjen jashtë vendit, duke abo rtuar edhe fëmijën.
“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, rrëfeu Getinjo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!