“Pèrdhùnìmi është krìm”, të rinjtë nga qytete të ndryshme manifestojnë në mbrojtje të vajzave (video)

Të shumtë kanë qenë të rinjtë, që i janë bashkuar sot manifestimit për sigurinë e vajzave në Rrëshen dhe gjithë Shqipërinë. Brenda pak ditësh u bënë publike dy rastet e abuz imit me të mi tur, ndërkohë që vetëm dje gjykata dha “arrest me bu rg” për 5 persona nga 17 vjeç deri në 44 vjeç.

Advertisements

Mësohet se qytetarët kanë mbërritur në Rrëshen nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët kanë filluar marshimin nga sheshi kryesor dhe më pas i janë drejtuar Komisariatit të Policisë së Mirditës

Dom Gjergj Meta, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, tha se ne i jemi bashkuar kësaj kauze të rëndësishme për të hapur një perspektivë ndryshe ndaj grave dhe vajzave.
“Ne i jemi bashkuar kësaj nisme me gjithë zemër dhe shpresojmë që të jetë një mesazh sensibilizues. Me faktet konkrete shpresojmë të merret shteti.

Advertisements

Fatkeqësisht do të thoja se shpeshherë zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat, por duhet bërë një punë e përditshme, me këta të rinj, që të kenë respekt për njëri-tjetrin. Të respektosh trupin e tjetrit, vullnetin e tjetrit, lirinë e tjetrit, dhe aq më tepër kur tjetri është i mitur”, u shpreh Dom Gjergj Meta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Merret vendimi i shumëpritur për kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë
Artikulli tjetërOBSH: Numri i jetëve të humbura nga Covid nuk është raportuar i saktë, mund të jetë 3 herë më i lartë