Komisioni Hetimor thërret ekspertët për shkarkimin e tij, ndersa Ilir Meta mbledh në Presidencë këngëtarët dhe ia “shtrojnë” me isopolifoni (VIDEO)

Komisioni Hetimor ka nisur sot mbledhjen e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ekspertët po raportojnë para Komisionit për gjetjet e tyre dhe po iu shpjegojnë anëtarëve kompetencat e Metës.

Advertisements

Por, ky i fundit duket se as nuk e ka përfillur fare mbledhjen.

Edhe pse Komisioni prej javësh pret që ai të shkojë për të dëshmuar, për ato që socialistët i quajnë shkelje të mjaftueshme për të legjitimuar shkarkimin e tij, Ilir Meta po zhvillon paralelisht në Presidencë një aktivitet kulturor.

Advertisements

Grupet Polifonike janë mbledhur në ambientet e Presidencësës dhe kanë nisur të këndojnë isopolifoni. Mesa duket, Presidenti e ka marrë “letshëm” nismën e socialistëve për shkarkimin e tij, dhe sot “ia ka shtruar” me isopolifoni bashkë me këngëtarët e isopolifonisë.

“LIVE nga Institucioni i Presidentit të Republikës – Ceremoni e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit”, shkruan Meta dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje të rënda nga Kuçova, banorët përplàsen ashpër me Policinë, një person i plàgosur(Video)
Artikulli tjetërDo habiteni nga rezultatet/ Stina e manave, konsumoni sa më shumë, ja rëndësia e tyre në organizëm