“Çfarë thotë kjo o Fevzi”/ Plas keq mes Iris Luarasit dhe Mark Markut: Tek celulari im, apo tek celulari jot, ku e shikon?

Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ mes dy profesorëve të Gazetarisë, Iris Luarasit dhe Mark Markut, i cili në zgjedhjet e 25 prillit fitoi mandatin e deputetit në Lezhë në radhët e PD-së.

Advertisements

Teksa flisnin për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha, Luarasi tha se vendimet e DASH nuk mund të vihen në diskutim.

Ndryshe mendonin Mark Marku dhe Fahri Balliu, të cilët madje e pyetën Luarasin dhe shtuan: Ku e di ti, ke folur gjë me Blinken?

Advertisements

Pjesë nga debati:

Mark Marku: Pse kur ndërhyn SHBA-ja nuk quhet shkelje

Iris Luarasi: Ç’po thua more ku e shikon ndikimin ti

Mark Marku: Ja e shikoj në cellular

Iris Luarasi: Tek celulari im, apo tek celulari jot, ku e shikon?

Mark Marku: E shikoj pra

Iris Luarasi: Ajo që tha zoti Berisha, që e ka filluar procesin për të si një personazh civil. Lexoje dhe përktheje mirë, në asnjë rresht aty nuk përmendet drejtësia. Blinken përfaqëson dikë, përfaqëson Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk del aty sepse ka pirë një gotë verë me Berishën.

Fahri Balliu: Po ti ku e di ti, ke fol me Blinken ti?

Më duket çik si e ekzagjeruar të gjykojmë këto akte

Mark Marku: O pse nuk u gjykuakan, amerikanët na gjykojnë ne, çfarë thotë kjo o Fevzi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjihuni me rëndësinë jetike që ka Kalciumi dhe produktet ku gjendet
Artikulli tjetërKrenarë! Jo vetëm Anxhela Peristeri, një tjetër shqiptar do të performojë në finalen e Eurovision 2021