Arrihet marrëveshja, qytetarët do kenë pasaportë Covid për të udhëtuar gjatë verës

Është arritur një marrëveshje për të futur një leje udhëtimi (pasaportë jeshile) Covid në të gjithë BE për sezonin veror.

Advertisements

Certifikata e krijuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë për punë dhe turizëm në të gjithë bllokun europian, do të përfshijë informacione në lidhje me vaksinimin, testet dhe shërimin nga sëmundja.

Qytetarët e BE do të jenë në gjendje të marrin lejen nëse kanë, të paktën, një nga tre elementët. Parlamenti Evropian konfirmoi sot se ishte arritur një marrëveshje mbi kalimin e udhëtimit me 27 vendet anëtare të BE.

Advertisements

Ata me një dozë vaksine do të jenë në gjendje të aplikojnë për leje. Por vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të pranohen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërndarja e vaksinave bëri të mundur që 9 persona të bëhen miliarderë, ja kush e kryeson listën
Artikulli tjetërTirana ‘pushtohet’ nga një stuhi e furishme breshëri dhe shiu (VIDEO)