Cila është linja e re hekurudhore, e cila do të lidhë Shqipërinë me Greqinë

Krijimi i një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km është në proces dhe do të lidhë Greqinë me Shqipërinë.

Advertisements

Media greke, “Star.gr” shkruan se gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investitorit në kuadër të projektit.

Ky projekt, theksohet më tej në artikull është pjesë e një plani të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore nga Krystallopigi (Follorina) në Pogradec me një gjatësi totale prej rreth 130 km.

Advertisements

Projekti do të financohet nga Bashkimi Europian. Kjo linjë hekurudhore do të jetë e para që lidh Shqipërinë me një vend të BE-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ U shpall “non grata”, Sali Berisha merr vendimin drastik kundër SHBA
Artikulli tjetërRekordet e temperaturave, zbuloni kush janë vendet më të ftohta dhe me të nxehta në planetin tonë