Ashtu si shumë personazhe të tjerë të larguar nga “Për’puthen”, edhe Marius Lika ka treguar prapaskenat e programit. “Pa doreza” ai ka rrëfyer çdo të vërtetë në “Explus” në RTV Ora. Ish-konkurrenti madje ka zbuluar se produksioni i kërkoi të hiqej sikur ishte i vi rgjër.
Advertisements
“Kam pasur një rast pas takimit me Sindin, mund të themi deri diku, nuk m’u kërkua drejpërdrejt, që të bëja rolin e djalit shumë të mirë, rolin e djalit të vi rgjër. Gjë e cila përveçse s’do të besohej, më vinte shumë turp. Jo se ka ndonjë gjë të turpshme, se mund të ketë ndonjë djalë, mosha 24, që s’ka pasur eksperienca. Ideja është që s’duhet të bësh gjithçka për pjesën e show-t. Po ta kisha bërë këtë, është e vërtetë që do të kisha pasur një audiencë, një shikueshmëri ndoshta më të madhe, por që në fund të ditës unë kam një fytyrë dhe them të paktën të ruaj dinjitetin tim, fytyrën time kur të dal jashtë. Të mos ma bëjnë me gisht,” është shprehur ai.
Ndërkohë i pyetur nëse Sindi Loci është vërtetë e vi rgjër, Mariusi tha se nuk dinte gjë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!