Zgjedhjet e 25 prillit / Luigi Soreca jep mesazhin e fortë për SPAK

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat për kri me zgjedhore.

Advertisements

Kryediplomati evropian është shprehur se administrata zgjedhore dhe institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë parregullsitë, në mënyrë që sipas tij, të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlëresim i mire pjesëmarrja e te rinjve qe votuan për here te pare. Kjo është tepër pozitive dhe te rinjtë kane mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë”, ka deklaruar ambasadori Soreca.

Advertisements

I pyetur nga një person me aftësi të kufizuara se “Ku është zër im, edhe vota jonë mund të jetë vjedhur”, ambasadori Soreca është përgjigjur se “Ne kemi marre pjese ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim proceduren dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo qe kemi pare është se ne qendrat e votimit ka pasur permiresime ne krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Është shumë e rëndësishme te ndiqen te gjitha parregullsitë, te hetohen e shikohen. Per ne eshte e rendesishme qe nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore te shikohen parregullsite. Edhe SPAK ka mandat me te zgjeruar per te hetuar kr imet zgjedhore. Ne po i ndjekim ceshtjet nga afer. Ne me qeverine qendrore dhe vendore do jemi zeri juaj”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi ta eliminoni gërhitjen duke ngrënë, ja ushqimet që rekomandohen në darkë
Artikulli tjetërKa bërë për vete gjithë shqiptarët më rolet e tija, sëmundja e rëndë i merr jetën aktorit të njohur (FOTO)