Javën e kaluar një video e Pentagonit, që mendohet se është e vitit 2019, tregoi një objekt të paidentifikuar që fluturon mbi San Diego (SHBA).
Advertisements
Duke komentuar këtë video për CNN, Sean Cahil, ish-shefi i ar mati meve në Marinë, u shpreh: “Bëhet fjalë për Tic Tac-un. Nga ajo që shihet, duket që ar senali i UFO-ve është 1000 herë më i avancuar se arsenali ynë”.
Në muajin prill, incidenti Tic Tac ishte një nga 3 videot e publikuara nga Pentagoni që tregonte “fenomene ajrore të pashpjegueshme” të xhiruara nga Marina.
Advertisements
Të paktën 6 pilotë panë një objekt misterioz që fluturonte mbi Paqësor, pranë Meksikës, në 14 nëntor 2004. Mënyra se si lëvizte çoi në spekulime se ishte UFO dhe që nga ajo kohë është konsideruar si prova kryesore për ata që besojnë te jashtëtokësorët.
Edhe Christopher Mellon, ish-Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes gjatë administratave të Bill Clinton dhe George W. Bush, tha për CNN se ka shumë mundësi që “dikush na ka gjetur neve përpara se t’i gjenim ne ata”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!