Mijëra besimtarë nisen drejt kishës së Laçit, trafik i rënduar nga autostrada deri tek vendi i shenjtë (video)

Mijëra besimtarë janë drejtuar për në kishën e Shën Ndout në qytetin e Lacit.

Advertisements

Në pamjet e siguruara, duket se ka trafik të rënduar nga hyrja për në qytetin e Laçit në autostradë deri tek vendi i shenjtë.

Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur.

Advertisements

Janë 12 të marta dhe sot është e nënta.

Vizitat në Kishën e Laçit duhen bërë gjithmonë në numër tek.

Pra, ose duhet të shkoni një të martë, ose tre të marta, pesë të marta, e me radhë.

Nëse e keni bërë ndërmend të shkoni, duhet të shkoni patjetër.

Pelegrinazhi për në Kishën e Laçit s’mund t’i lihet rastësisë e as pezull.

Të martën e 15 qershorit besimtarët e gdhijnë atje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksidenti i rëndë në Shkodër, kush janë dy të rinjtë të cilët humbën tràgjikìsht jetën (emrat+foto)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Pogradec, makina ‘fluturon’ në ajër motorrin (video)