“Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vdekur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain…”
Advertisements
I ftuar “Në kurthin e Piter Panit”, doktori që u kthye në një personazh mjaft të dashur për të gjithë shqiptarët, Pëllumb Pipero ka rrëfyer për jetën e vështirë që ka patur.
Gjatë intervistës, Pipero ka dalë nga kornizat e mjekut dhe u njohëm me një aspekt personal të jetës së tij, pasi ai ka rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë.
Advertisements
Ai ka treguar se për shkak se ishin shumë fëmijë është detyruar që të punojë për të ndihmuar sado pak të atin.
“Kur isha i rri punoja me tulla. Për shkak se ishim shumë fëmijë dhe të ardhurat ishin shumë të pakta unë dhe vëllai im ishim të detyruar të punonim në fabrikën e tullave për shumë vite.
Edhe gjatë kohës së fakultetit, ditën shkoja në fakultet dhe në fundjavë shkoja punoja përsëri në fabrikën e tullave. Nuk ka qenë e thjeshtë jeta për ne në atë kohë, kemi kaluar vështirësi të mëdha.
Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vd ek ur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain”, tha Pipero mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!