Pëllumb Pipero zbulon punën e parë, ja çfarë bënte para se të bëhej mjek

Është bërë një prej personazheve më të dashur të këtij viti, hero i ditëve më të trishta tonat, por edhe njeriu më shpresëdhënës. Megjithatë, Pëllumb Pipero ka kaluar jo pak sfida gjatë këtij rrugëtimi më shumë se 1-vjeçar të luftës me Covid-19. I gjendur sa në spital, sa në ekrane për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve, mjeku i njohur infeksionist u kthye në personazhin më të dashur e në ilaçin më të mirë kundër virusit.

Advertisements

Por jeta e Piperos nuk ka qenë edhe kaq e thjeshtë. Siç ka rrëfyer edhe më herët, ai mjekësinë e ka zgjedhur me shumë pasion, ndonëse mes vështirësive ekonomike në një familje me shumë fëmijë e me vështirësi të mëdha ekonomike.

Siç rrëfeu sonte nga “Kurthi i Piter Panit”, si fëmija i madh në një familje me 7 fëmijë, mungesa e nënës, e cila u nda shpejt nga jeta, bëri që për shumë vite, bashkë me të atin, Pipero të punonte në një fabrikë tullash: “Në rininë e hershme, kam qenë i detyruar të punoj bashkë me tim atë. Kemi punuar në fabrikën e tullave, madje edhe në vitin e parë të fakultetit. Ishim një familje e madhe, me 7 fëmijë. Nëna na kishte lënë herët, isha i detyruar ta ndihmoja familjen, si fëmija i parë” – tha Pipero mes të tjerave.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKujdes! Njihuni 7 kushte që duhet të plotësoni nëse doni të udhëtoni drejt Italisë
Artikulli tjetërVëmëndje! Ja çfarë i ndodh një fëmije kur ai është duke parë vazhdimisht TV