“WhatsApp” fillon të testojë funksionin ri të privatësisë, mesazhet e dërguara mund të fshihen…

Aplikacioni WhatsApp ka nisur testimin e një funksioni privatësie në Android dhe iOS i quajtur “Disappearing Mode” dhe që bën të mundur dërgimin e mesazheve që fshihen automatikisht ngjashëm me aplikacionet Snapchat dhe Signal.

Advertisements

Sipas WABetaInfo, një sajt i dedikuar funksioneve të pa lançuara në shërbime shumë popullore, ky funksion po testohet në dy platformat.

Disappearing Mode duhet të aktivizohet manualisht nga faqja e konfigurimit të WhatsApp. Mund të aktivizohet veçmas për çdo bisedë në WhatsApp ndërsa opsionin e gjeni duke shkuar në WhatsApp Settings > Privacy > Disappearing Mode.

Advertisements

WABetaInfo thotë se opsioni do të jetë i disponueshëm në përditësimin e ardhshëm të WhatsApp për Android dhe iOS.

Platforma në mënyrë të vazhdueshme teston opsione të tilla në programin beta. Edhe pse shumica e këtyre opsioneve arrijnë me sukses të prekin versionet finale, për disa prej tyre nuk ka ndodhur në të kaluarën. /PCWorld Albanian/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Seriozisht ke patur kaq talent”, Dj i famshëm ironizon haptasi Ana Lleshin (foto)
Artikulli tjetërUlje rastesh dhe në Shqipëri, MSH: 17 raste të reja ndërsa 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit