Një kamion me rreth 2.2 ton kok ainë, që ka kaluar nga Porti i Durrësit, është kapur në Kosovë.
Advertisements
Mësohet se kok aina ishte fshehur në një kontejner me mish që vinte nga Brazili. Kamioni u lejua të kalonte tranzit në Shqipëri ndërsa u krye dorëzimi i kontrolluar në Lipjan.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një operacion të përbashkët, të mirëorganizuar dhe i koordinuar në mënyrë perfektë mes Policisë Italianë, Policisë së Shtetit dhe Policisë Kosovare.
Advertisements
Mësohet se në këtë operacion Policia Shqiptare ishte pjesë themelore e procesit, të dorëzimit të kontrolluar të kok ainës.
Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Pas mbërritjes së kontenjerit në Durrës, Policia Shqiptare nuk ka ndërhyrë me qëllim që të zbulonte të gjithë rrugën dhe destinacionin final të ngarkesës për te porositësit.
Ndërkaq në orët në vijim pritet një konferencë për media nga Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ku do të zbardhen detajet e operacionit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!