I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dola te Ola”, Ermal Mamaqi ka zbuluar se serialit “H.O.T” i janë bashkuar shumë emra të njohur të kinematografisë. Përpos Kleas, Jonidës, Xhodës, Megit, të cilët i kishte zbuluar deri tani, Ermali tregoi se në serial do të luajnë dhe Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia dhe do të ketë një rikthim të Inis Gjonit.
Advertisements
Ermali nuk përjashtoi mundësinë që serialit t’i bashkohet edhe ndonjë guest star nga politika.
Seriali do të jetë gati për transmetim në 15 tetor dhe nuk do të shfaqet në kinema, por në televizion.
Advertisements
Në këtë projekt Ermali është bashkëproducent me Dritan Huqin, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!