‘Kushërira ime e bukur’, Bebe Rexha mirëpret në shtëpi Monika Kryemadhin dhe thotë fjalët më të bukura për të

Monika Kryemadhi ndodhet këto ditë në Los Angeles. Atje është mirëpritur nga kushërira e saj, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha. Ka qenë Bebe ajo që publikoi një foto teksa konsumonte mëngjesin së bashku me Monikën dhe e quan atë kushërirën e saj të bukur.

Advertisements

Advertisements

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes”, shprehet Bebe teksa filmon Monikën dhe të dyja dhurojnë një puthje nga kamera.

E ftuar në “Xing me Ermalin” kohë më parë Monika ka treguar marrëdhënien e vërtetë që e bashkon me këngëtaren. “Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”, tha Monika.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudim i fundit! A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?
Artikulli tjetërDiell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit sot