Çiklisti slloven Matej Mohoric është detyruar të braktisë Xhiron e Italisë, pasi pësoi një aksident të frikshëm duke përfunduar në spital.
Advertisements
Ai humbi kontrollin e biçikletës gjatë një zbritje dhe u përplas keq në rrugë.
Në fillim u duk se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe çiklisti nisi të rregullonte biçikletën e tij të çmontuar, por më pas ai u dërgua me ambulancë menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.
Advertisements
“Ai po mbahet nën vëzhgim nga mjekët”, bëri të ditur skuadra e tij pas aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!