Shpërthen granata në Maliq, plagoset fermeri duke punuar tokën

Një fermer në Maliq është plagosur nga shpërthimi i një granate teksa ishte duke punuar tokën me frezë.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10 në fshatin Shqitas të Maliqit, teksa raportohet se 39 vjeçari H.S ka marrë dëmtime në dorë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë

Advertisements

Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThellohet bilanci i viktimave në Gaza/ Qindra të vdekur, mes tyre dhe fëmijë
Artikulli tjetër“Kam foto dhe video në celular”, Ana Lleshi befason me deklaratën: Kisha frikë…