Alarmohen mjekët, një sëmundje misterioze e trurit po përhapet me shpejtësi tek njerëzit

Rreth 48 raste janë identifikuar nga neurologët në provincën Neë Brunsëick të Kanadasë me një sëmundje të trurit.

Advertisements

Mësohet se mosha e personave me këtë sëmundje varion nga 18-85 vjeç dhe simptomat përfshijnë reagime të tilla si: agresivitet, ankth, depresion, dhimbje muskujsh dhe spazma.

Gjithashtu në disa pacientë u vunë re probleme me gjumin, me të folurit, rënie drastike nga pesha etje. Ekspertët thonë se simptomat e kësaj sëmundje janë të ngjashme me sëmundjen Creutzfeldt-Jakob (CJD), një sëmundje e rrallë dhe fatale për trurin.

Advertisements

Studiuesit po merren më gjetjet për këtë sëmundje dhe nëse ka lidhje me një sindromë neurologjike.

Michael Coulthart, kreu i rrjetit të mbikëqyrjes CJD të Kanadasë, u shpreh se gjatë këtyre 20 viteve punë nuk ka parë pacientë me këto lloj simptomash.

Më tej ai shton se këto raste të identifikuara së fundi janë tepër shqetësuese pasi ende nuk dihet se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Akoma nuk dihet se nga ka ardhur kjo sëmundje që deri tani është e panjohur, ndërsa po merret në konsideratë edhe mundësia e helmimeve për shkak të ndotjes së natyrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërthen mes Mevlanit dhe Ledjanës, i japin fund lidhjes së tyre? (foto)
Artikulli tjetërMori dozën e vaksinës AstraZeneca, 35-vjeçari pëson dy herë trombozë