Ana Kauri dhe Jasmina bëhen bashkë, ‘thumbojnë’ àshpër Andin

Jasmina u rikthye në Përputhen për t’i bërë një surprizë mikes së saj, Olës, me rastin e ditëlindjes.

Advertisements

Kjo ishte hera e parë që ajo kthehej sërish në emision, që pas daljes çift me Andin.

Mirëpo pas daljes marrë dhënia e dyshes mori tjetër drejtim dhe Andi me Jasminën nuk janë më bashkë.

Advertisements

Kjo e fundit shpjegoi se çfarë ndodhi realisht mes tyre dhe si i kanë raportet për momentin.

Jasmina tha se Andi ndryshoi shumë pas daljes nga emisioni dhe sipas saj ndikoi fama në këtë pjesë.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrë dhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”, u shpreh Jasmina.

Më pas ajo përmendi faktin se Andi nuk i kishte treguar se do të ndihmonte këngëtaren, Diona Fona, për një projekt të ri dhe sigurisht që kjo e ka bërë të dyshoj.

Ajo tha se aktualisht ata nuk kanë komunikim fare me njëri-tjetrin.

Jasmin tha se nuk është penduar për faktin se doli çift me Andin nga emisioni, sepse ndjenjat për Jasminën duket se vazhdojnë të jenë të njëjta kundrejt tij. Megjithatë ajo e pranoi se është zhgë njyer shumë prej tij.

Në faqen zyrtare të “Përputhen” është publikuar videoja e deklaratës së saj dhe në sy të të gjithëve ka rënë një koment nga ish-konkurrentja, Ana Kauri. Ajo ka dalë në mbrojtje të Jasminës dhe nuk ka lënë pa thumbuar Andin duke e quajtur aktor.

“Kur iu thoja unë që është aktor Andi, jo ju. Jasmin, zemra ime, ty të kenë nderin të afrohen e jo më të kenë”, ka shkruar Ana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Fluturoi’ në stacionin e autobusit dhe përfundoi brenda në lokal duke plàgòsur 3 persona, policia arreston autoren e ngjarjes në ‘Vasil Shanto’
Artikulli tjetërStresi nuk përmban inatin me serbët, e shàn publikisht dhe i ngre gishtin e mesit Vuçiçit (foto)