Njohja e patentave shqiptare/ Autoritetet italiane përfundojnë procedurat, ja në çfarë date hyn në fuqi vendimi

Ministria e Jashtme njofton se pala italiane ka përmbyllur procedurat dhe se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

Advertisements

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Advertisements

Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.

Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShifra marremendëse, nuk ndalet rritja e çmimeve për apartmente në bregdetet shqiptare
Artikulli tjetërPolicia shkojn të ndalojë muzikën lokalit , kryekamarieri përplaset me efektivët (video)