Zbulohet dokumenti, nuk ka më polici per dëme të vogla aksidenti

Ne vendin tone ndodhin cdo dite aksidente ku per fatin e mire nuk jane gjithnje fatale por perfundojne me deme materiale.Konflikti ne pjesen me te madhe ndodh pas aksidentit kur palet nuk merren vesh me njeri tjetrin dhe situaten e merr ne dore policia.

Advertisements

Tani kjo gje do te marre fund.Se fundmi per demet qe kapin vleren nen 30 mije leke te reja,nuk ka me polici.Cdo posedues mjeti do te pajiset me “Vertetim miqesor te ngjarjes” qe rregullon demshperblime per vlera deri ne 30mije leke.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare e ka nxjerre per konsultim dhe pritet miratimi nga bordi per te hyre ne fuqi ne 1 korrik.Kjo kategori nuk ka pak deme por plot 30-35% aksidente.

Advertisements

Deri me sot,keto raste jane trajtuar sipas procedurave standarte.Puna per demshperblim nis 30 dite nga marrja e kerkeses si dhe permes plotesimit te nje sere dokumentash,perfshire ketu edhe procesverbalin e konstatimit te shkeljes nga Policia Rrugore.

Palet duhet te bien dakord fillimisht per shkaktarin e demit qe me pas te ulen per te plotesuar formularin, i cili mundeson demshpërblim të shpejte te kompania siguruese. Bashke me te nevojiten prova. Nevojiten fotografi te mjeteve ne momentin e aksidentit para levizjes se mjeteve nga një distance e afert dhe e larget. Po ashtu, edhe foto te qarta te pjeses se demtuar bashke me targen, dokumentet e identifikimit të personave dhe makinave të përfshira në aksident.

“Vertetimi miqesor i ngjarjes” jepet nga kompania e sigurimit ne momentin qe pritet polica dhe keshillohet te mbahet ne makine per t’u perdorur ne rast aksidenti. Me rendesi eshte dorezimi brenda pese ditesh nga perpl asja, jo me vone. Pavarsisht cili eshte mjeti fajtor, dokumenti per zgjidhjen me mirskuptim te aksidentit duhet te nenshkruhet nga te dy drejtuesit e mjeteve. Të dy duhet te bien dakord qe perpl asja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave te pasqyruara ne formular.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e diel, 16 maj 2021
Artikulli tjetërAksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përfundon te stacioni i autobusit (video)