VIDEO/ Momenti kur Izraeli shkatërron godinën e mediave në Gaza

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë të lartë në Rripin e Gazës ku ndodheshin zyrat e agjencisë së lajmeve Associated Press.

Advertisements

Sulmi ajror erdhi afro një orë pasi ushtria izraelite dha urdhër për evakuimin e ndërtesës. Nuk ka patur hollësi të menjëhershme lidhur me arsyen e g.oditjes së ndërtesës, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ndërtesa 12 katëshe ishte strehë e agjencive të lajmeve Associated Press dhe Al-Jazeera, si dhe kishte zyra dhe apartamente. God.itja ndodhi disa orë pasi një sulm tjetër ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza vr.au të paktën 10 palestinezë nga një familje e madhe, kryesisht fëmijë. Të dy palët, Izraeli dhe militantët e grupit Hamas po kërkojnë të përparojnë ndërsa janë shtuar përpjekjet për arritjen e një ar.mëpushimi.

Advertisements

Izraeli po dërgon tanke dhe trupa në kufirin me Gazën duke mos përjashtuar mundësinë e një inkursioni në territoret palestineze, ndërsa shkallëzohet dh.una më e ash.për ndër vite në rajon. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara thonë se po punojnë intensivisht me partnerët rajonalë në Lindjen e Mesme për të rivendosur qetësinë.

Izraeli po dislokon trupa dhe tanke përgjatë kufirit me territorin palestinez të Gazës ndërsa ka aktivizuar 9 mijë rezervistë pas disa ditë lu.ftimesh vde.kjeprurëse me grupin mi.litant islamik Hamas, i cili kontrollon Gazën.

Militantët palestinezë kanë lëshuar më shumë se 1,800 raketa ndërsa ushtria izraelite ka kryer rreth 600 su.lme ajrore, duke rrëzuar të paktën tre blloqe apartamentesh.

Ndërsa rritet shqetësimi për një luftë në shkallë të gjerë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë po zhvillojnë bisedime diplomatike për krizën.

“E kemi thënë shumë qartë se sulmet me rra.keta duhet të ndalojnë. Kemi qënë shumë të qartë mbi të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Po angazhojmë me urgjencë partnerët tanë rajonalë për të siguruar rikthimin e qetësisë. Shprehim ngushëllime për jetët e humbura.”

Para fillimit të krizës aktuale, administrata e Presidentit Biden pati rënë në kontakt me palestinezët. Por nuk e kishte bërë përparësi kryesore konfliktin izraelito-palestineze.

Disa ligjvënës demokratë shprehën në Kongres mbështetjen për Izraelin mes dh.unës vd.ek.jeprurëse. Josh Gotthemer është ligjvënës demokrat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërthen goma e autobuzit në ecje, plagoset një grua në “rrugën e Kavajës”
Artikulli tjetërSkena të nxehta me Atdheun, Ana publikon këngën e re/ Sindi ironizon: Një minutë heshtje për muzikën!