Elon Musk rrëzon tregun e kriptomonedhave me një postim të vetëm

Tregu i kriptomonedhave ka pësuar një goditje të fortë të mërkurën në mbrëmje, pasi Elon Musk njoftoi se kompania e tij e prodhimit të makinave elektronike, Tesla do të pezullojë përkohësisht blerjet me Bitcoin.

Advertisements

Tregu global pësoi menjëherë një rënie që tani llogaritet në -9.73%. Monedha e parë elektonike që u prek ishte Bitcoin duke humbur rreth 5 mijë euro në vlerë, çka shkaktoi një reaksion zinxhir që preku edhe monedha të tjera virtuale.

Miliarderi amerikan që rriti në shifra rekord monedhën “meme” DogeCoin, tha se arsyeja për mospranimin e Bitcoin është impakti që ka në ngrohjen globale procesi i “mining”

Advertisements

Miliona fabrika të quajtura si “miniera Bitcoini” janë ngritur në mbarë botën. Secila prej tyre ka qindra kompjutera që punojnë 24/7 për kryerjen e transaksioneve në blockchain, sistemin e kriptomonedhave, dhe si shpërblim përfitojnë Bitcoin.

Por këto fabrika konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike, çka ul jo vetëm fitimin e prodhuesve që duhet të paguajnë një faturë të majme elektriciteti, por sipas Musk kontribuojnë në ngrohjen globale pasi përdorin energji të parinovueshme, si në rastin e centraleve me qymyr.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe shpejtësi “skëterrë”, mjetet përplasen “kokë më kokë” dhe përfundojnë jashtë rrugës(FOTO)
Artikulli tjetërVajzat i dhanë ultimatum! Ndriçimi zgjedh mes Olës me Antoles, i dhuron xhaketën tradicionale me fije ari “të preferuarës”