Misteri që rrethon shtëpinë më të vetmuar në botë, ku ndodhet dhe për cilën arsye është ndërtuar

Ka pasur shumë teori konspirative që qarkullojnë rreth në shtëpie të ndërtuar në një ishull të vetmuar dhe të largët.

Advertisements

Ajo është emëruar si shtëpia më e vetmuar në botë dhe për shumë njerëz duket si një shtëpi ëndrrash. Teoritë e konspiracionit për shtëpinë e bardhë lindën pasi fotot u publikuan në Instagram.

Në foto shihet një shtëpi piktoreske në mes të një shpati të gjelbër, e rrethuar nga deti blu në të dy anët.
Po ku ndodhet?

Advertisements

Sipas The Mirror kjo shtëpi është e vendosur në Ellidaey, një ishull i largët në jug të Islandës. Ky ishull i vogël është pjesë e Vestmannaeyjar, një arkipelag me 15 deri në 18 ishuj.

Sot, ishulli është i shkretë, por dikur ishte i banuar nga pesë familje.

Familja e fundit u largua në vitin 1930 dhe ishulli ka qenë i pabanuar që nga ajo kohë.

Për vite, thashetheme dhe teori të ndryshme misterioze kanë mbizotëruar në lidhje me shtëpinë e vogël të bardhë në ishullin e largët.

Një thashethem thotë se është ndërtuar nga një miliarder i çuditshëm që planifikoi ta përdorë atë në rast të një zbulimi të zombies, raporton “The Sun”.

Të tjerë kanë pohuar se shtëpia i përket këngëtarit të famshëm Islandez Bjork ose një vetmitari fetar.

Disa në rrjetet sociale pohuan se shtëpia nuk ekziston fare dhe fotot janë montazhe.

Në fakt, shtëpia në Ellidaey Island i përket Shoqatës së Gjuetisë llidaey.

E ndërtuar në vitet 1950, ajo shërben si një shtëpizë gjuetie dhe sauna për anëtarët e klubit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFrikë brenda dyqanit, gjarpri 2 metra shfaqet poshtë televizorit (FOTO)
Artikulli tjetërMe shpejtësi “skëterrë”, mjetet përplasen “kokë më kokë” dhe përfundojnë jashtë rrugës(FOTO)