Nëna tmèrròhet nga ‘vrima’ në gojën e bebes, ja çfarë ka ndodhur në repartin e emergjencës

Një nënë e re në Britani përfundoi në një situatë të sikletshme, teksa u detyrua të dërgonte beben e saj në repartin e emergjencës prej asaj që dukej si ‘një vrimë e madhe’ në gojën e tij.

Advertisements

24 vjeçarja Becky Stiles, nënë e tre fëmijëve, tha për të përditshmen Sun se u tme rrua kur pa një “vrimë” të madhe në të kuqe të errët, në gojën e djalit të saj 10-muajsh Harvey, teksa po i ndërronte bebelinat në shtëpinë e tyre në Essex.

“U përpoqa ta prekja por ai më ulër iti, kështu që nxitova të thërrisja të atin për ta parë”, kujton Stiles duke shtuar se kishte mbetur “e tron ditur, e duke mbajtur lo tët.”

Advertisements

“Vendosën një dritë te goja e tij dhe babai tha, ‘çfarë dre 1qin është ajo?’” kujton e reja.

Ajo sugjeroi më pas të çonin me nxitim Harvey në spital, kështu që lanë dy fëmijët e mëdhenj me gjyshërit e tyre dhe udhëtuan për 30 minuta me makinë për të repartin më të afërt të emergjencës.

Kur arritën në spital stafi ishin gati të dërgonin të voglin Harvey te specialisti — derisa një moment, një infermiere ndriçoi një dritë në gojën e bebes.

“Pasi shikoi aty për rreth 30 sekonda, ajo tha, ‘Është një ngjitëse,’” kujtonte nëna momentet e çlirimit, edhe pse fillimisht nuk i besohej dhe insistonte se ishte një vrimë.

Por infermierja thjesht i tha: “Futa gishtin në gojën e tij dhe ajo ngeci në të,” kujton Stiles për incidentin e fillimit të javës.

“Unë nisa të qesh, po dri dhesha e më pas po tur përohesha … i thashë se ndjehesha si një id iote,” thotë nëna duke shtuar se donte ta përqafonte infermieren po të mos ishte për rregullat e distancës së COVID.

“Ne të gjithë nisëm të qeshnim dhe më pas u kthyen të tur përuar në makinë. Harvey nuk kishte një vrimë në gojë por thjesht pëlqen të lëpijë ngjitëset”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkon për pushime në Maldive, këngëtares shqiptare i ndodh e papritura dhe përfundon në spital
Artikulli tjetërStudimi: Çfarë ndodh nëse dikush përzien dozat e “Pfizer” dhe “AstraZeneca”