Këto janë pamjet kur një 40 vjeçar me inicialet B.G, ka tentuar të vetëdigjej mëngjesin e ditës së sotme, në momentin kur besimtarët myslimanë do të faleshin në xhami për festën e ‘Fitër Bajramit’.
Advertisements
40 vjeçari shihet i rrethuar nga qytetarë të tjerë të cilët i bëjnë thirrje të qetësohet, teksa ai duket në gjendje shumë të rënduar psikologjike.
Njoftimi i plotë i policisë:
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!