Shqipëria drejt hapjes? Pritet të hiqet maska në ambientet e jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet të mërkurën për të lehtësuar masat anti-COVID në Shqipëri.

Advertisements

Burimet thonë për “Vizion Plus” se ora policore, që aktualisht është 22.00, pritet të shtyhet më tej.
diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
MËSO MË SHUMË→
Gjithashtu, pritet që ekspertët të vendosin që maska të mbahet vetëm në ambientet e mbyllura, ndërsa jashtë të mos jetë më me detyrim.

Këto vendime pritet të hyjnë në fuqi pas datës 15 maj dhe vijnë në një kohë kur shifrat e viktimave dhe rasteve të reja janë ulur ndjeshëm javët e fundit.

Advertisements

Masat e zbutura po favorizojnë ardhjen e turistëve me çartera në jug të vendit.

Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama ka premtuar që ky sezon turistik do të jetë shumë më i lehtësuar se sezoni i kaluar, për nga masat për pandeminë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDoni të humbisni kile? Këto janë frutat që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar në peshë
Artikulli tjetërCOVID-19, ky shtet raporton se ka filluar të vejë në përdorim certifikatën e vaksinimit