Nxirren dy të plagosur nga miniera e Martaneshit, 6 të tjerë ende të bllokuar nëntokë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një galeri të minierës së Martaneshit, ku kanë mbetur të bllokuar 8 punonjës të nëntokës.

Advertisements

Mësohet se si pasojë e shembjes së një prej galerive në fshatin Thekën të Martaneshit, kanë mbetur të bllokuar 8 minatorë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Në një lidhje për Fax News, Prefekti i Bulqizës Nexhmedin Shehu u shpreh: 2 nga minatorët kanë dalë, pritet që të dalin të tjerët, janë nisur 4 ambulanca, 2 kanë dalë, dyshohet se kanë mbetur dhe 6 të tjerë brenda. Shpresojmë që të mos kemi humbje jete.

Advertisements

Dyshohet se fillimisht ka pasur një rrjedhje gazi, dhe më pas minatorët kanë mbetur nëntokë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur punonjës të policisë dhe 4 autoambualnca, ndërkohë që pritet në vijim dhe një informacion më i detajuar për gjendjen e minatorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShembet galeria e minierës në Martanesh, disa minatorë të bllokuar brenda
Artikulli tjetër“Në dhomën e gjumit sillem ndryshe me gratë e reja dhe ndryshe me të vjetrat”/ Habit 66-vjeçari, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë