Gjendet i humbur një fëmijë në Tiranë, policia: Familjarët të na kontaktojnë (FOTO+EMRI)

Një fëmijë i mitur është gjetur këtë të shtunë në Terminalin e Jugut në kryeqytet dhe nuk mban mend banesën e tij.

Advertisements

Autoritetet bëjnë thirrje familjarëve që të paraqiten në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Njoftimi

Advertisements

Tiranë – Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas sherri mes Melisës dhe Ledjanës, ish-konkurrentja bën paralajmërimin bombë: Do dëgjohemi shpejt…
Artikulli tjetër(Emri) 78-vjeçari gjendet i mbytur në detin e Shëngjinit, shkak dyshohet arresti kardiak